Formula 1 / “Alarm i kuq” tek “Ferrari”, Lëklerk, pozitiv me “Covid-19”

Share Button

AlbanianSport.com 14/01/2021 22:25

ASNN – Sporti për përpiqet t’i mbijetojë situatës së krijuar dhe rastet me “Covid-19” nuk janë kufizuar vetëm në futboll. Dy emrat e fundit që kanë rezultuar pozitivë janë tenisti Endi  Mërrej dhe Sharl Lëkler. Mediat kanë raportuar se piloti i ri nga Montekarlo ka bërë tamponin dhe përgjigja ka dalë pozitive, sipas njoftimit zyrtar të skuderisë italiane të Formulës 1.

Sapo ka marrë vesh se ishte infektuar, 23-vjeçari ka njoftuar skuadrën e tij, italiane “Ferrari”-n dhe të gjithë personat me të cilët ka qenë në kontakt. Piloti ka simptoma të lehta dhe ka nisur menjëherë karantinën në shtëpinë e tij në Montekarlo. Lajmin e konfirmoi edhe vetë Lëklerku në rrjetet sociale, duke sqaruar se ka qenë në kontakt me një person që ishte pozitiv.

Lëklerku aktualisht ndodhet në izolim në shtëpinë e tij në Principatën Mesdhetare. “Ndihem mirë dhe kam vetëm disa simptoma të lehta, – ka sqaruar ai. – U jam nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe kam zbatuar protokollin e skuadrës. Për fat të keq zbulova se kam qenë në kontakt me një person që ishte pozitiv. U vetëizolova, kontaktova me miqtë më të ngushtë, ndërsa tamponi që bëra tregoi se isha pozitiv.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh