Fluturakja e Serbi-Shqipëri “revolucionarizon” transportin ajror & sportin

Share Button

Serbi-Shqiperi-Fluturakja

AlbanianSport.com 21.10.2014 14:20

ASNN – Avionët pa pilotë janë përdorur me mjaft sukses në operacione ushtarake, në operacione shpëtimi, për shuarjen e zjarreve apo për qëllime bujqësore, ndërsa pajisjet si ajo që u vërejt në qiellin e Beogradit para një jave, kanë patur më tepër qëllime civile dhe komerciale.

Incidenti i 14 tetorit me objektin fluturues në Stadiumin e Partizanit të Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, ka të ngjarë të shërbejë si pikënisje e një rishikimi tërësor të legjislacionit dhe administrimit të këtyre pajisjeve fluturuese, që deri më tani ishin konsideruar në fazën e tyre eksperimentale.

Megjithatë, përdorimi i këtyre pajisjeve siç ndodhi në ndeshjen e vlefshme për Eliminatoret e Evropianit 2016, ka ngritur shqetësim tek UEFA, por edhe te agjencitë e kontrollit ajror dhe muajin e ardhshëm pritet një takim i zgjeruar midis organizmit që qeveris futbollin kontinental dhe këtyre agjencive, për të shqyrtuar mundësitë e kontrollit dhe shmangies së probleme që mund të krijojë përdorimi i tyre.

Mediat britanike kanë raportuar se një pajisje e tillë është përdorur në mënyrë të paligjshme gjatë një ndeshjeje të Premier Ligës Angleze të Futbollit, midis Arsenalit dhe Totenhemit. Ndërsa ekspertët kanë tërhequr vëmendjen se këto pajisje mund të përdoren për transportimin e shumë gjërave të tjera, përveçse një banderole, si në rastin e Beogradit.

Dhe kjo përbën një rrezik të jashtëzakonshëm duke patur parasysh se në një arenë sportive mund të ndodhen njëkohësisht deri në 80-90 mijë vetë. Ajo që i shqetëson më tepër specialistët është fakti se këto pajisje kushtojnë lirë dhe mund të blihen lehtësisht, por pasojat e përdorimit të tyre mund të jenë vdekjeprurëse.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh