Flamurtarit po i mbetet vetëm “flamuri”, ushtarët po e braktisin një e nga një

Share Button

AlbanianSport.com 06/02/2019 09:20

ASNN – Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë vendimtare përfatet e sezonit. E ndërsa ka ekipe që kanë objektiv titullin dhe janë në garë të fortë për të realizuar qëllimin e tyre, sikurse ndodh me Partizanin dhe Kukësin, ka edhe skuadra që janë zhytur në krizë dhe nuk po dalin dot. Një prej tyre është Flamurtari. Nuk ka më rëndësi se cilat janë shkaqet që çuan në këtë situatë, por fakti është se skuadra vlonjate po kalon ditë të dëshpëruara dhe me një paqartësi për të ardhmen.

Janë larguar lojtarët kryesorë të formacionit, përfshi dhe dy sulmuesit e spikatur, Danilo Alvesh dhe Tomisllav Bushiç. Së fundmi u largua dhe mesfushori cilësor Muhamed Useini, i cili me të gjitha gjasat do të përfundojë në kampionatin maqedonas, sepse merkato në Maqedoni zgjat deri më 15 shkurt. Vetë Useini ka lënë një mesazh për klubin, por mesazhi në fakt u drejtohet tifozëve dhe ai e sheh veten si tifoz të Flamurtarit, duke uruar për ditë të mira.

“Dëshiroj të ju falënderoj për të gjithë dashurinë, mbështetjen që kam pasur dhe që e kam. Nuk do t’i harroj kurrë disa momente dhe ndeshje speciale, – shkruan mesfushori i kuqezinjve në postimin e tij. – Do të më mungojë Flamurtari F.C dhe Vlora. Ju uroj shumë suksese në vazhdimësi dhe besoj të shkojë Flamurtari aty ku e ka vendin. Do ngelem tifozi me i zjarrtë i skuadrës. Me respekt M.U22!” Në fakt, në Vlorë situata nuk është aspak premtuese.

Flamurtarit i ka mbetur vetëm “flamuri”, pasi “ushtarët” po e braktisin një e nga një. Kjo skuadër ka hyrë në krizë financiare për shkak të mosdhënies së pagesave. Ka një ngërç në marrëdhëniet midis klubit dhe Bashkisë, i cili ka sjellë pasoja të rënda. Nëse situata nuk zgjidhet shpejt, ka gjasa që skuadra të futet në zonën e mbijetesës brenda pak javëve dhe të rrezikojë madje dhe rënien. Zgjidhja e vetme duket se mbeten të rinjtë, që duan një shans të luajnë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh