AlbanianSport.com 11.08.2015 09:20
ASNN – Pas 11 ditësh përgatitjesh në Pohorje, shumë pranë Mariborit në Slloveni, Flamurtari u ka dhënë fund përgatitjeve përgatitore për sezonin e ri, i cili më 22 gusht 2015.
Në Slloveni, përveç përgatitjeve, Flamurtari ka bërë dhe ndeshje miqësore, teksa ka fituar 8-0 me Bakovcin, si dhe 1-0 me Al Xhazirën. Sipas të gjitha gjasave Flamurtari mund të luajë dhe një tjetër miqësore në prag të kampionatit, ndonëse është ende për t’u zyrtarizuar.
Pritet që trajneri i Flamurtarit, Stanislav Lev, ta lërë një apo dy ditë pushim skuadrën, ndërsa ka mbetur i kënaqur me përgatitjen e ekipit në Slloveni. Ndeshja e parë e kampionatit do të jetë më 22 gusht ndaj Teutës.
Ndërsa ambiciet e Flamurtarit janë që të jetë sivjet në Kupat e Evropës. Dhe pjesa e mbetur e stërvitjes do të jetë krejtësisht për kampionatit. Ndërkohë për shkak të problemeve të stadiumit, Flamurtari mund ta luajë kampionatin në Fier.