AlbanianSport.com 09.08.2015 20:40
ASNN – Vlonjatët kanë gati miqësoren e tretë sllovene. Pas dy fitoreve në testet e mëparshme, 8-0 me një skuadër sllovene të kategorisë së tretë, dhe 1-0 me Al-Xhazirën, Flamurtari pritet të zhvillojë dy ditët e ardhshme miqësoren e radhës,
Ndërkohë, kundërshtari nuk është vendosur ende. Me shumë mundësi, do të jetë një skuadër e kampionatit slloven ose atij austriak. Përpara nisjes drejt Sllovenisë nga klubi vlonjat u tha se në këtë vend do të zhvilloheshin katër ndeshje miqësore.
Tashmë janë luajtur dy të tilla dhe është gati e treta, ku qëllimi është që vlonjatët të luajnë me një kundërshtar më të fortë. Në këtë mënyrë trajneri Levi do të shohë më qartë se në çfarë gjendjeje është skuadra që ai drejton dhe çfarë duhet të korrigjojë para nisjes së kampionatit.