AlbanianSport.com 25.01.2015 13:55
ASNN – Trukimi i ndeshjeve është rikthyer sërish në vëmendjen e futbollit shqiptar, me skenate shëmtuara të minutave shtesë të ndeshjes së zhvilluar në Vlorë midis Flamurtarit dhe Teutës, që u fitua nga vendasit me rezultatin 2-1. Drejtori teknik i kuqezinjve, Ardi Behari, ka qenë shumë i ashpër në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, duke thënë se skuadra e tij nuk është pjesë e pazareve.
Ndërkaq, trajneri i Teutës, Ilir Biturku, nuk i ka pranuar akuzat për lëshim nga ana e skuadrës së tij. Skenat e shëmtuara të minutave shtesë të ndeshjes së zhvilluar në Vlorë midis Flamurtarit dhe Teutës, ku goli i shënuar nga vendasit ka çuar në irritimin e tifozerisë, janë cilësuar si të papranueshme nga drejtori teknik i kuqezinjve, Ardi Behari, i cili ka qenë shumë i ashpër në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes.
Nga ana e tij, trajneri italian i Flamurtarit, Ernestion Lamela, deklaroi se nuk dëshiron të komentojë mbi këto aludime, duke theksuar se skuadra e tij luajti futboll të ndershëm deri në fund, madje u dëmtua nga gjyqtari në mosdhënien e atij që ai e quajti një 11-metërsh të pastër. Ndërkaq, trajneri i Teutës, Ilir Biturku, nuk i ka pranuar akuzat për lëshim nga ana e skuadrës së tij.
Në lidhje me këtë ndeshje ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka deklaruar se ka vënë menjëherë në lëvizje mekanizmat e saj. “Federata po mbledh materiale filmike, dëshmi dhe fakte të tjera që do të jenë objekt i gjykimit dhe vendim-marrjes së Komisionit të Etikës”, – përfundon deklarata e organizmit që qeveris futbollin shqiptar.