AlbanianSport.com 08.08.2015 12:05
ASNN – Sikundër raportojnë mediat sportive të ditës në Shqipëri, të martën pritet të nisë shtrimi i tapetit të fushës në Stadiumin “Flamurtari” të Vlorës.
Më në fund, që nga e marta fusha do të ketë tjetër pamje, ndërsa në punime ka pasur dhe vonesa, sepse gjithçka ka ardhur nga mos zhdoganimi i pajisjeve që shërbenin për të vendosur tapetin.
Tashmë ata kanë dalë nga Dogana e Vlorës, kurse të martën nis shtrimi. Por duket e pamundur që stadiumi të jetë gati për startin e kampionatit më 22 gusht, sepse duhet të paktën një muaj që fusha të vijë në atë nivel që duhet.