AlbanianSport.com 09/02/2019 19:20
ASNN – Në kuadër të javës së 11-të të Grupit A të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit të Femrave,, Flamurtari jo vetëm nuk e vuri në diskutim fitoren ndaj Elbasanit, por u kujdes të luante lirshëm dhe të dhuronte spektakël. Vlonjatet fituan me rezultatin 96-88, duke forcuar së tepërmi pozitat e tij dhe në një farë mase duke siguruar mundësinë e rivalitetit për titull me dy skuadrat e Tiranës, konkretisht SHKBF Tiranën e trajnerit Erdal Borova, si dhe SHBF Tiranën e trajneres Mirza Alibegaj.
Ndërkohë, ndeshja tjetër e ditës së shtunën, ajo mes Vllaznisë dhe Studenti, përfundoi me fitoren e skuadrës shkodrane me rezultatin 70-50. Ashtu sikundër Flamurtari në Vlorë me Elbasanin, edhe Vllaznia nuk hasi në vështirësi ndaj Studentit, duke fituar me 20 pikë diferencë dhe duke konsoliduar pozitat e veta në vendin e 4-t të renditjes. Në kuadër të javës së 11-të, të premten ishte kryendeshja, sepse u përplasën dy skuadrat e Tiranës, një duel krejt i veçantë brenda ngjyrave bardheblu.
Rivaliteti mes këtyre dy skuadrave tejkalon normalitetin, pasi dihet që “lufta brenda llojit” është lufta më e egër. Edhe në përfundim të kësaj jave në basketbollin e femrave, renditjen e udhëheq Tirana e Erdal Borovës, me 20 pikë, ndjekur nga SHBF Tirana e Alibegajt dhe Flamurtari me nga 19 pikë secila.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 11-të
Të premten, 8 shkurt 2019:
Sh.K.B.Tirana – Sh.B.Tirana 57-59
Të shtunën, 9 shkurt 2019:
Flamurtari – Elbasani 96-88
Vllaznia – Studenti 70-50
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- SHKB Tirana 11 9 2 20
- SHBF Tirana 11 8 3 19
- Flamurtari 11 8 3 19
- Vllaznia 11 6 5 17
- Studenti 11 2 9 13
- Elbasani 11 0 11 11