AlbanianSport.com 17/09/2022 13:25
ASNN – Flamurtari kërkon fitoren e parë në këtë sezon të ri të Kategorisë së Parë. Skuadra vlonjate do të luajë të shtunën ndaj Turbinës në Cërrik dhe kapiteni i Flamurtarit, Ribaj, pranon se futbollistët e skuadrës së tij janë të gatshëm për të dhënë maksimumin dhe të marrin tri pikët në këtë sfidë. Java e 3-të në Kategorinë e Parë për Flamurtarin sjell edhe vizitën e pare jashte Vlorës, teksa kujtojmë që ndeshjet e para vlonjatet i kanë luajtur në stadiumin e tyre.
Të shtunën Flamurtari do të ketë përballë Turbinën, në një ndeshje që do të luhet në Cërrik. Synimi i skuadrës vlonjate është fitorja e parë, pas një humbje dhe barazimi që kanë arritur deri tani. Me vetëm një pikë, Flamurtari është shumë larg objektivit, por kapiteni i Flamurtarit Andi Ribaj e shpjegon këtë me faktin se në skuadër, në fund të merkatos kanë ardhur shumë lojtarë të rinj të cilët nuk janë përshtattur ende me të tjerët.
Ribaj thekson se ndaj Turbinës do të kërkohet fitorja. Për Flamurtarin, objektivi kryesor mbetet padyshim ngjitja në Kategorinë Superiore.