AlbanianSport.com 08.03.2016 12:30
ASNN – Tirana nuk do ta nënvlerësojë Flamurtarin, siç bëri në Kupë dhe prandaj ndeshja e së mërkurës në kampionat pritet të jetë e fortë. Duke folur në prag të këtij takimi, trajneri i vlonjatëve, Ramadan Zekerija, ka deklaruar se skuadra e tij e ka kapërcyer barazimin zhgënjyes me Tërbunin.
Flamurtari ndeshet të mërkurën me Tiranën dhe për trajnerin e vlonjatëve, Ramadan Zekerija, skuadra e ka kapërcyer barazimin zhgënjyes me Tërbunin. Për Ramadanin, Tirana nuk do ta nënvlerësojë Flamurtarin siç bëri në Kupë. Takimi Tirana-Flamurtari luhet të mërkurën në kryeqytet, duke nisur nga ora 14:00.
Flamurtari rikthehet të mërkurën në një fushë si ajo e “Selman Stërmasit” ndaj Tiranës, ku këtë sezon ka arritur të marrë kënaqësi, me kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku mposhti pikërisht Tiranën. Trajneri i Flamurtarit, Zekerija Ramadani e cilëson sidoqoftë, më të vështirë këtë përballje se ajo tre javë më parë në Kupë.
Ai pret gjithashtu një Tirane më agresive. Ramadani nuk ka dashur të bëjë polemika rreth deklaratave se skuadra nuk po i bindet, ndërsa është ndalur edhe në rastin e sulmuesit Greca, i cili, pas pezullimit është dëmtuar dhe do të mungojë sërish.
Ai e ka quajtur pezullimin si një vendim të klubit dhe që nuk është rasti i parë në futboll. Trajneri i Flamurtarit mendon se skuadra e tij mbetet pas barazimit me Tërbunin në Vlorë, në vështirësi për Kategorinë Superiore, por beson se ndaj Tiranës, ky Flamurtar do të dalë i pamposhtur.