AlbanianSport.com 07.01.2016 10:55
ASNN – Duket se trajneri i ri, Zekeria Ramadani, ka ardhur me një listë të vetëm sa i përket merkatos së janarit, pasi futbollisti kosovar, Dardan Çerkini, është përforcimi më i ri i Flamurtarit. Sipas asaj që raportojnë mediat sportive në të dyja anët e kufirit, klubi vlonjat arriti marrëveshjen me skuadrën e Dritës në Superligën kosovare, për transferimin e mbrojtësit.
Mbrojtësi bëhet afrimi i dytë në merkaton e janarit, pas qendërsulmuesit brazilian, Danilo Almeida Alves që u prezantua pak ditë më parë. Kështu, pas emërimit të trajnerit Zekirja Ramadani te Flamurtari, i cili u prezantua para 3 ditësh tek klubi vlonjat, po punohet për rindërtimin e skuadrës në kuadër të gjysmës së dytë të kampionatit, pas largimeve të shumë lojtarëve.
Në Vlorë presin edhe brazilianin Lukas Kanixhian, një mesfushor me tipare mbrojtëse, që pas pak ditësh do të festojë 19-vjetorin dhe ka luajtur me të rinjtë e Korinthiansit. Një tjetër objektiv është edhe ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Partizanit, Endri Vrapi, ndërsa në provë janë edhe dy lojtarë të talentuar nga skuadra e Drenicës në Kosovë, Arbios Thaçi dhe Drilon Osmani.