Adriatik Balla 10.07.2015 14:30
Flamurtari siguroi shërbimet e mesfushorit kosovar, Ylli Hoxha, i cili u nda nga Kukësi pas një eksperience 3-vjeçare.
Falë tre sezoneve në Superiore, Hoxha është një lojtar që e njeh mirë kampionatin dhe drejtuesit e Flamurtarit kanë përfituar nga situata e tij si futbollist i lirë për ta joshur me ofertën e duhur financiare.
Me 29 ndeshje të luajtur në sezonin e shkuar në kampionat për Kukësin, 18 prej tyre të nisura si titullar prishtinasi shkon tani për të dhënë kontributin e tij për skuadrën e Stanislav Levit.
Hoxha është përforcimi i dytë i Flamurtarit në harkun e pak ditëve pasi më parë skuadra vlonjate zyrtarizoi akordin me kroatin Cabraja dhe sulmuesin çek Peter Trap.