AlbanianSport.com 08.08.2015 16:15
ASNN – Tre ish-futbollistë të Flamurtarit, Franc Veliu, Polizoi Arbëri dhe Erjon Vucaj, vetëm të martën e mësojnë të ardhmen e tyre, sepse do të jetë Dhoma e Zgjidhjes së konflikteve ajo që do t’i japë zgjidhje problemit të tyre.
Të tre këta futbollistë kërkojnë largimin dhe pagesat e prapambetura nga Flamurtari, ndaj dhe i janë drejtuar Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve.
Arbëri dhe Veliu u lanë jashtë skuadrës pa u mbyllur sezoni, kurse Vucaj pas Kupave të Evropës me Laçin nuk u kthye më në Vlorë. Ndaj e marta sqaron të ardhmen e tyre.