Gjergj Vyshka 11.05.2015 11:35
KS “Ali Demi”, “padron” i Kupës së Shqipërisë, Rrapi nuk mjafton. Portieri i vlonjatëve është munduar deri në fund për Flamurtarin, por dorëzohet tek penalltitë. Flamurtari nuk ishte se kishte ndryshuar asgjë nga struktura e lojës së saj. Pra ishte e njëjta skuadër, që luajti me një disiplinë të lartë taktike në mbrojtje, si dhe u përpoq të luante kundërsulmin e shpejtë.
Ndoshta mungesa e malazezit Adi Aloviç, si një forcë e madhe goditëse, apo dhe e kapitenit Artan Qopekaj, që tashmë për arsyet e tij familjare është larguar drejt Gjermanisë, e ka prishur ritmin e lojës. Megjithëse Flamurtari, teksa ka qenë gjithnjë në pritje të kundërshtarit, e ka gjetur mundësinë për të goditur në portën e KS “Ali Demit”. Në minutën e 10-të, Maze e ka dërguar topin në krahun e majtë të portierit Mecikukiç dhe 1-0.
Presioni i KS “Ali Demit” është i pandalshëm. Gockaj, Kace, Bajollari, Bllumbi e të tjerë janë penguar nga pritjet pa fund të portierit Rrapi. Po pse jo dhe nga shtyllat. Në fundin e pjesës së parë, Bajollari ka çuar dëm një penallti, të cilën e ka goditur jashtë. E në pjesën e dytë ka ardhur dhe goli i barazimit me autor Gockajn në të 27-tën minutë. Përtej përpjekjeve të të dy skuadrave, në fund të 40 minutave është fiksuar rezultati 1-1.
Po kështu dhe në dy shtesat, ndërsa ka dhe momente tensioni, pasojë e së cilës është dhe ndëshkimi i Xhyherit me të kuqe, teksa ishte portieri rezervë i Flamurtarit. Tek penalltitë, KS Ali Demi nuk ka falur dhe duke fituar 3-1 është fituese e Kupës së Shqipërisë në futboll salle. Trofeu është dorëzuar mes entuziasmit të tifozëve të KS Ali Demit, kurse kështu futbolli i sallës ka mbyllur gëzueshëm sezonin 2014-2015
KS Ali Demi – Flamurtari 1-1
Shënues: Gockaj 27’ / Maze 10’
KS “Ali Demi” fiton 3-1 pas goditjes së penalltive: En.Kaca (+), Baroviç (+), Bllumbi (+) / Koçoviç (-, godet jashtë), Koçiraj (+)
KS “Ali Demi”: Meçikukiç, Bllumbi, Bajollari, En. Kaca, Baroviç / Thanasi, Gockaj. Trajner: Er. Kadiu
Flamurtari: Rrapi, K. Kalus, Maze, Koçiraj, Gurzakoviç / Koçoviç, S. Qopekaj. Trajner: M. Kalus
Gjyqtarë: K. Hakrama, G. Qirici (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Bllumbi, Baroviç / K. Kalus, Maze, S. Qopekaj
Karton i kuq: Xhyheri
Kupa e Shqipërisë
Futbolli i Sallës
Gjysmëfinalet:
(7 maj 2015)
Flamurtari – Teuta 8-2
Vllaznia – KS “Ali Demi” 3-6
Finalja:
(10 maj 2015)
Flamurtari – KS “Ali Demi” 1-1 (1-3 pas 11-m.)
“Libri i Artë”
i Kupës së Shqipërisë
në Futbollin e Sallës
2011-2012 KS ALI DEMI
2012-2013 TIRANA
2013-2014 KS ALI DEMI
2014-2015 KS ALI DEMI