Albaniansport.net 25.01.2016 18:45
ASNN – Me rastin e ditës së ndarjes nga jeta, të Ismail Qemalit, në Vlorë është zhvilluar një veprimtari sportiv, ku ishin të pranishëm Kryetari i Komunës Çair i Vjetër të Shkupit dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës. Me këtë rast është kryer edhe binjakëzimi i klubeve FC Shkupi i Maqedonisë dhe FC Flamurtari i Vlorës.
Bashkëpunimi në fushën e sportit midis dy qyteteve, Vlorës dhe Shkupit vazhdon teksa kryetari i komunës Çair i Vjetër, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga deputeti Fatmir Toçi, janë takuar në Vlorë me kryetarin e Bashkise, Dritan Leli.
Qëllimi i vizitës ishte një veprimtari kulturoro-sportive me rastin e përkujtimit të ndarjes nga jeta te babait te kombit shqiptar Ismail Qemali dhe binjakëzimit mes dy klubeve te futbollit FC Shkupi ne Maqedoni dhe FC Flamurtari Vlore.
Për kryetarin e Komunës Çair i Vjetër ose quajtur ndryshe Shkupi i Vjetër, Izet Mexhiti vizita në Vlorë është një privilegj i veçantë. Bashkëpunimi dhe binjakëzimi mes dy klubeve do t’u shërbejë atyre për shkëmbim përvojash dhe lojtarësh, sipas kërkesave dhe nevojave të trajnerëve përkatës.