Adriatik Balla 22.08.2015 09:35
Flamurtari ka bërë një lëvizje të zgjuar në prag të ndeshjes së parë të kampionatit, të cilën do ta luajë kundër Teutës në Stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit.
Drejtuesit e klubit u kanë dhënë lojtarëve rrogat e pesë muajve, duke bërë kështu që të motivohet skuadra
dhe të ketë më shumë premisa për rezultat.
Janë pagat e muajve të vitit 2015 dhe klubi e sheh këtë si një mundësi për lojtarët që të japin maksimumin.
Megjithatë, lëvizja e ka një “por”, pasi klubi i ka ngrirë llogaritë, në mënyrë që lojtarët të kenë mundësinë të tërheqin nga një pagë çdo muaj dhe jo të gjithën njëherësh.
Ndërkohë, ka klauzola të tjera në lidhje me tërheqjen e parave, në varësi të ecurisë së secilit.