AlbanianSport.com 28/10/2018 08:50
ASNN – Të shtunën në mbrëmje në Vlorë Danilo Alvesh shënoi golin për Flamurtarin në minutën e 24-t, pas një aksioni me shumë pasime nga goditja standarde. Durrsakët protestuan për pozicion jashtë loje të tij, por “përsëritjet televizive” treguan se Alveshi ishte në pozicion të rregullt. Në minutën e 33-të një tjetër rast i dyshimtë u bë shkak të vinte goli. Një ndërhyrje që dukej si faull por që nuk dallohej mirë bëri gjyqtarin Hamitaj të jepte goditje dënimi në kufijtë e zonës.
Progni goditi befas tokazi dhe saktë, duke barazuar shifrat 1-1. Në fundin e ndeshjes Flamurtari shënon golin e dytë, por Teuta proteston për prekje të topit me dorë dhe arbitri e anulon golin. Protesta e vlonjatëve arrin kulmin dhe nuk mungojnë hedhja e sendeve në fushë. Pas duelit, në mënyrë ironike, Flamurtari e shpalli gjyqtarin Hamitaj “njeriu i ndeshjes”, duke ia faturuar atij mosarritjen e rezultatit maksimal. Edhe trajneri Ilir Daja u shfaq mjaft i tensionuar gjatë ndeshjes.
Kjo tregon se trupa gjykuese nuk e menaxhoi si duhet këtë ndeshje. Si përfundim mund të thuhet se të katër skuadrat që luajtën të shtunën morën nga një pikë, duke i lënë krejt palët të pakënaqura. Kjo pasi u duheshin maksimumi i pikëve për vetë pozitat që klanë në renditje. Me rezultatet e së shtunës, të katër ekipet mbeten në vendnumëro, duke mos përfituar aspak nga duelet e tyre, sidomos Tirana, e cila largohet gjithnjë e më shumë nga ekipet që pretendojnë trofe dhe vend në Kupat e Evropës sezonin që vjen.