AlbanianSport.com 26.12.2014 18:00
ASNN – Flamurtari nuk ka realizuar asnjë nga objektivat e vendosur në fillim në kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore. Megjithë rrogat e majme, futbollistët nuk i kanë justifikuar ato me lojën e tyre deri në përfundim të fazës së parë të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Idrizi është shprehur se do të ketë lëvizje lojtarësh tek Flamurtari, largime por edhe afrime.
Skuadra e futbollit të Flamurtarit nuk i ka përligjur shpenzimet marramendëse të bëra nga administratori i klubit, Sinan Idrizi. Pasi nuk ka arritur asnjë objektiv në përfundim të fazës së parë të këtij sezoni të Kategorisë Superiore. Po çfarë po ndodh te skuadra vlonjate? Për më tej ka sqaruar administratori Idrizi. Idrizi ka kërkuar që në fillim nga futbollistët të vlerësojnë fanellën që veshin dhe qytetin që përfaqësojnë.
Për të evituar përfshirjen e lojtarëve të skuadrës vlonjate në fiksimet e rezultateve të ndeshjeve, Idrizi ka kërkuar nga juristët e tij që Flamurtari të mos kuotohet nga kompanitë e basteve. Sinan Idrizi ka theksuar edhe njëherë se ai nuk ka investuar vetëm në futboll, por edhe në sportet e tjera, si për shembull në mundje, basketboll e peshëngritje.
Në mënyrë që kampionët e Shqipërisë, të mos stërviten jashtë vendit por të kenë mjediset e tyre në Shqipëri.