AlbanianSport.com 01/04/2019 16:40
ASNN – Trajneri Ilir Daja, i kënaqur me paraqitjen e të tijve në barazimin 1-1 me kavajasit. Flamurtari dhe Besa e kanë shfrytëzuar më së miri hapësirën që u ka dhënë kalendari i Kategorisë Superiore dhe asaj të parë, aty ku vlonjatët i kanë marrë në tavolinë 3 pikët me Kamzën e përjashtuar.
Ndërsa kavajasit ishin pushim në zonën e “play-off”-it të Kategorisë së Parë, duke zhvilluar një ndeshje miqësore midis tyre. Kjo ndeshje u mbyll në barazim 1-1 dhe trajneri Ilir Daja i Flamurtarit theksoi se ajo ishte një test i vlefshëm. Kryeqytetasi i stoli vlonjat është shprehur i kënaqur me paraqitjen e të tijve.
Tanimë Flamurtari e ke hedhur vështrimin tek ndeshja e radhës në kampionat. Në kuadër të javës së 27-të, Flamurtari pret të shtunën në Vlorë Tiranën.