AlbanianSport.com 11.08.2015 20:35
ASNN – Gjeorgjiani, i cili e ka bindur Levin në periudhën përgatitore, pritet të prezantohet së bashku me Mario Morinën dhe Dorian Kërçikun. Është zbuluar tashmë emri i sulmuesit gjeorgjian, i cili pritet të firmosë për Flamurtarin. Një ditë më parë e përditshmja sportive shqiptare, “Sport Ekspres”, e kishte paralajmëruar një ardhje të tillë. Madje thuhej për afrimin e tre futbollistëve tek vlonjatët.
Trajneri Stanislav Lëv, përveç gjeorgjianit, ka provuar dhe një sulmues kroat dhe një bullgar. Por çeku i stolit vlonjat ka mbetur i kënaqur me gjeorgjianin Tskadadze, që tashmë pritet të firmosë për Flamurtarin. Ai shumë shpejt do të jetë në Vlorë dhe do të bëhet pjesë e Flamurtarit.
Bëhet fjalë për një sulmues të aktivizuar në pesë takime edhe me përfaqësuesen e Gjeorgjisë. Në të kaluarën e tij lojtari është aktivizuar edhe me ish-kundërshtarët e Skënderbeut, moldavët e Milsamit në Ligën e Kampioneve. Prej vitit 2014 lojtari është pjesë e skuadrës kombëtare të Gjeogjisë, ndërsa është aktualisht 27 vjeç, teksa ka lindur në 23 tetor të vitit 1987. Ai është i gjatë rreth 1.85 m.
Bashana Tskadadze është emri i sulmuesit që pritet të jetë lojtari i Flamurtarit, ndërsa ai do të mund të jetë gjeorgjiani i tretë i vlonjatëve. Kohë më parë ka luajtur dhe Gelashvili. Tskadadze aktualisht ka qenë pjesë e Sionit Bolnisit. Kurse kulmin e karrierës së tij e ka tek Inter Baku atje ku ka luajtur 116 ndeshje e ka shënuar 32 gola. Lojtari është parë disa ditë nga Levi dhe ai duket se është shumë pranë firmës me kuqezinjtë.
Skeda e lojtarit
Emri Bashana Tskadadze
Datëlindja 23 tetor 1987
Vendlindja Tbilisi (Gjeorgji)
Gjatësia 1.85 m
Pozicioni Sulmues
Karriera si futbollist
2006-2007 Sioni Bolnisi 23 ndeshje 1 gol
2008-2008 VIT Georgia 2 ndeshje 0 gola
2008 Ameri Tbilis 13 ndeshje 7 gola
2008-2009 Standard Sumgajit 8 ndeshje 0 gola
2009 Gagra 13 ndeshje 2 gola
2010-2015 Inter Baku 116 ndeshje 32 gola
2010 Simurg 8 ndeshje 5 gola
2015 Milsam Orhei 0 ndeshje 0 gola
Me përfaqësuesen e Gjeorgjisë, 5 ndeshje, asnjë gol