Fizkultura, jo thjesht orë mësimi për edukatë sportive

Share Button

Editoriallogo03

* Nga Viron Bezhani 03.03.2015 17:40

Sporti në Shqipëri sot vijon të jetë në një fazë tranzicioni, në mes të një tuneli që ndan të kaluarën me të ardhmen. Një sport që duhet të shkundë nga themelet koncepte e ide të gabuara të këtij tranzicioni të gjatë që e ka mbërthyer atë. E kjo për të krijuar një të ardhme të kulturës sportive sa më të shëndoshë. Dhe një nga bazat e ndërtimit të një sporti sa më gjithëpërfshirës është përfshirja e tij në shkolla, ide e miratuar e hedhur nga Qeveria e sotme.

I lënë në harresë për më shumë se 20 vjet, sporti në shkollë, ose siç njihet ndryshe ora e fizkulturës, bëri që të degradojë në nivele shumë të ulëta edhe cilësia sportive. Më pak fizkulturë, më pak orë mësimi, më pak pjesëmarrje, më pak kampionë, më pak cilësi. Dhe kjo e gjitha në dëm të një shoqërie, që kishte pak modele sportive për të kopjuar e për t’i ngjarë, çka bëri që rinia shqiptare të hedhë sytë nga kampionët përtej kufijve.

Mesi e Ronaldo janë vërtet kampionë model, por vërtet Shqipëria nuk është e aftë të prodhojë modelet e kampionët e saj? Duke ndërtuar gjërat shkallë-shkallë dhe duke i parë me kujdes të gjithë elementët që nga baza, mund të ndërtojmë një piramidë me një bazë sa më të shëndoshë e të gjerë. E kjo vjen duke afruar sa më shumë fëmijë, duke u dhënë atyre sa më shumë mundësi të merren me sport apo me fizkulturë në mjediset e shkollës.

400 mësuesit e rinj të fizkulturës që së fundmi u shtuan në radhët e shkollave shqiptare janë një mundësi e artë për sportin tonë, për të rritur edukatën sportive që në moshat e vogla. Më pak sport, më pak të shëndetshëm e më pak të suksesshëm në arenën ndërkombëtare. Kjo është e thjeshtë. Një zinxhir që funksion sot në mbarë botën është që një masivitet i madh në fushën e sportit do të thotë të jesh më shumë konkurrues, pasi edhe cilësia do të jetë më e madhe.

Nga një bazë e gjerë sasiore sigurisht që do të dalë një cilësi më e mirë dhe fituese në gara. Por që kjo të ndodhë duhet që fëmijët të merren më shumë me sport, jo vetëm në shoqata, apo klube sportive, por edhe në shkolla, si një instrument i detyrueshëm dhe i rëndësishëm për të pasur edhe një rini më aktive e të shëndetshme. Mundësinë për t’u marrë me sport fëmijëve duhet t’ua krijojë shoqëria dhe sistemi arsimor në veçanti, nëpërmjet lëndës së edukimit fizik që në shkollën 9-vjeçare.

Sot, aktiviteti fizik dhe sporti duhet të jenë pjesë thelbësore e përditshme e jetesës. Kjo rritje që ne kërkojmë ka shumë gjasa të ndodhë vetëm kur fëmijët e të rinjtë të marrin një mesazh të qartë për funksionin dhe kontributin që ata përfitojnë nga përfshirja në programet e edukimit fizik dhe sportit. Shkolla sot, më ndryshimet që po bëhen në shtimin e orëve të fizkulturës, është mjedisi më i rëndësishëm, që ka si mision krijimin e shprehive, bindjeve dhe vlerave për edukimin fizik.

Një lëndë që duhet reformuar që nga emri i tij deri te përmbajtja, që të mos shihet thjesht si një lojë me top për të kaluar kohën, por si një edukim i një brezi me edukatën sportive. Një edukim me ëndrrën për t’u bërë kampionë në të ardhmen, duke punuar me baza shkencore e plane të qarta për të ardhmen. Mosha e shkollës është optimalja për të përfituar nga aktiviteti i rregullt fizik dhe për ta kthyer më pas atë në një kulturë të përditshme.

Rritja e orëve të edukimit fizik është e rëndësishme për rininë, e cila do të ketë më shumë dëshirë për t’u afruar me sportin. Kjo do të thotë më shumë masivitet, më shumë kampionë, më shumë modele sportive, më shumë cilësi. Pra, ajo piramidë që nuk ka funksionuar për vite me radhë, tashmë ka shansin e madh të nisë të lëvizë e të krijojë ato modele sportive që ne na kanë munguar.

 

* Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh