Finalja Skënderbeu-Laçi, sonte (19:00), direkt në RTSH

Share Button

AlbanianSport.com 26/05/2018 07:55

ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, do të luajtë sonte aktin e saj final, për të përcaktuar se cila do të jetë skuadra që do të bëjë të vetin trofeun e fituar sezonin e shkuar nga Tirana.
Në këtë betejë finale, kampionia e sapokurorëzuar, për herë të 8-të, Skënderbeu, do të përballet me specialistët e Kupës, kurbinasit e Laçit, në një betejë që konsiston në shumë kontraste.
Nga njëra anë janë korçarët, skuadra që, përtej dritëhijeve për trukime në nivel ndërkombëtar, është ekipi që e ka dominuar plotësisht futbollin shqiptar të 10-vjeçarit të fundit.
Por Skënderbeu mbetet një dëshirë e mbetur në tentativë kur vjen fjala për Kupën e Shqipërisë, pasi është mundur në 5 finale, duke e patur akoma një ëndërr fitimin e këtij trofeu.
Një ëndërr që shpreson ta bëjë realitet sonte, por përballë është një skuadër si Laçi, që Kupën e ka specialitet të vetën. Për kurbinasit, kjo e sotmja është finalja e 4-t, teksa kanë triumfuar në dy prej tyre dhe janë mundur në të 3-tën.
Edhe finalja e sotme e Kupës së Shqipërisë do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 19:00, në një transmetim maratonë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh