FIFA / Zyrtare, Shqipëria e 22-ta, lë prapa Francën, Danimarkën & Serbinë

Share Button

Renditja-e-FIFA-s-Shqiperia-e-22-ta

AlbanianSport.com 06.08.2015 12:55

ASNN – Ndërkohë që Skënderbeu është në “play-off”-et e Ligës së Kampioneve, edhe Kombëtarja kuqezi vazhdon të ngjisë shkallët e renditjes botërore dhe, sikundër pritej, ajo tashmë mban vendin e 22-të. Organizmi që qeveris futbollin botëror, FIFA, ka botuar renditjen për muajin gusht, ku Shqipëria, si kurrë më parë, renditet e 22-ta, duke lënë prapa Francën, që është e 24-ta, dhe Danimarkën, që është e 25-ta, si dhe bindshëm Serbinë dhe Armeninë, përkatësisht në vendin e 66-të dhe të 88-të.
Ajo që deri dje ishte jozyrtare, tashmë është zyrtarizuar, pasi organizmi që qeveris futbollin botëror, FIFA, ka botuar renditjen për muajin gusht, ku Shqipëria, si kurrë më parë, renditet e 22-ta në botë. Natyrisht, në këtë ngjitja me plot 14 vende, që është më e madhja e bërë këtë muaj nga një përfaqësuese evropiane, dhe me 166 pikë, që gjithashtu është më e madhja për renditjen e këtij muaji, ka ardhur si rrjedhojë e vendimit të dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në dhjetëditëshin e parë të korrikut.
Me këtë vendim, Shqipërisë iu dha në tavolinë fitorja e ndeshjes së ndërprerë të 14 tetorit 2014 me Serbinë në Beograd. Kombëtarja kuqezi është njëra nga 6 ekipet që kanë arritur për herë të parë në histori vendin më të mirë në renditjen botërore të FIFA-s, së bashku me Uellsin, Austrinë, Slovakinë, Kongon dhe Guamin. Ajo që është e rëndësishme është se Shqipëria tashmë ka përpara në këtë renditje vetëm Portugalinë, që është e 4-ta, ndërsa ka lënë prapa Francën, që është e 24-ta, dhe Danimarkën, që është e 25-ta, si dhe bindshëm Serbinë dhe Armeninë, përkatësisht në vendin e 66-të dhe të 88-të.
Ndëkaq, përsa i përket 10-shes së parë, Argjentina nuk e ka lëshuar kreun, ndërsa Gjermania ka zbritur në vendin e 3-të, duke ia lënë vendin e dytë Belgjikës. Kolumbia, Brazili, Portugalia, Rumania, Anglia, Uellsi dhe Kili e plotësojnë këtë 10-shë, ku jashtë kanë mbetur Spanja, Holanda, Italia dhe Uruguaji.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh