AlbanianSport.com 11.06.2015 14:20
ASNN – FIFA ndodhet në pozita të vështira që kur anëtarët e saj rezultuan të përfshirë në ryshfete dhe pastrim parash, ku konstatohet se kanë favorizuar Rusinë dhe Katarin për t’u dhënë zhvillimin e Kampionatit Botëror, përkatësisht më 2018-n dhe më 2022-shin.
Por organizmi që qeveris futbollin botëror është sërish në telashe, sepse ishte parashikuar që të caktohej Botërori i vitit 2026, gjë që qe programuar për vitin e ardhshëm në kryeqytetin malajzian, Kuala Lumpur. Ende nuk dihen kandidaturat, por Australia është një nga më të interesuarat.
Por, duke pasur parasysh zhvillimet aktuale, si pasojë e hetimit të zyrtarëve të saj kryesorë, FIFA ka menduar që ta shtyjë datën e përcaktimit të Botërorit për më vonë, në mënyrë që të mos lindin pakënaqësi në vendpërcaktimin e ndeshjeve të Botërorit të ardhshëm.