FIFA / Sekretari Zherom Valke tentoi të paguante për të mos u pezulluar

Share Button

FIFAHouse-shkronjat-e-zeza

AlbanianSport.com 19.09.2015 10:35

ASNN – Sipas asaj që raportojnë së fundit mediat ndërkombëtare, Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s tentoi të paguante për të mos u pezulluar. Numri 2 i organizmit që qeveris futbollin botëror, Zherom Valke është përpjekur dëshpërimisht të siguronte një “lirim” kundrejt pagesës së miliona stërlinave angleze, përpara se të pezullohej nga posti aktual.

Ai është pezulluar momentalisht që prej së enjtes, pas akuzave se është i implikuar në një skemë për rishitjen e biletave të Botërorit të futbollit. 54-vjeçari Valke, mohon të ketë kryer ndonjë shkelje ligji, por tashmë është vënë tërësisht në dyshim kontrata e tij me organin më të lartë qeverisës të futbollit botëror, që e mbante atë në rolin e deritanishëm edhe për 3 vite të tjera.

Sipas një njoftimi të FIFA-s, Valke është liruar nga të gjitha funksionet e tij në këtë organizëm, ndërsa në media është folur për përfshirjen e tij në një skandal biletash. Vendimi i marrë nga FIFA ka qenë i menjëhershëm, duke e detyruar madje Valken të kthejë avionin “çarter” me të cilin po udhëtonte drejt Rusisë për një veprimtari që shënonte numërimin mbrapsht të 1,000 ditëve deri në nisjen e “Botërorit 2018”.

Avokati i Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s ka lëshuar një deklaratë për shtyp, ku klienti i tij mohon kategorikisht përfshirjen në veprime apo transaksione të paligjshme. Ndërsa vetë organizimi që qeveris futbollin botëror ia ka kaluar çështjen për shqyrtim edhe Komitetit të vet të Etikës. Shkarkimi i francezit vjen vetëm pak ditë pasi Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Loreta Linç, paralajmëroi edhe arrestime të tjera mbi skandalin e mbiquajtur “FIFA-gejt”.

Ky skandal sa vjen e po nxjerr në pah fakte të frikshme për futbollin botëror. Ndërkohë, presidenti i FIFA-s, Sep Blater, u ka thënë kolegëve se nuk do të largohet nga Zvicra gjatë procesit të hetimeve ndaj tij.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh