AlbanianSport.com 29.05.2015 15:25
ASNN – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka reaguar për arrestimet e fundit në FIFA, duke kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shtrirje të juridiksionit jashtë vendit të tyre. Autoritetet zviceran, me urdhër të Prokurorit të SHBA-së, arrestuan gjashtë drejtues të FIFA-s, nga 14 të dyshuar për korrupsion në këtë institucionit të futbollit.
“Kjo është një tjetër përpjekje për të përhapur juridiksionin e tyre jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, – deklaroi Putin. – Kjo padyshim është një përpjeke për të parandaluar rizgjedhjen e Sep Blaterit për president te FIFA-s.” Putini ka shtuar se Amerika, po tenton të rrëzojë Blaterin në prag të zgjedhjeve në FIFA.
Ndërsa është në presion të madh për të ndaluar Botërorin në Rusi, që mbahet në vitin 2018 dhe Katar në vitin 2022.