FIFA / Përvijohet “jeta pas Blaterit”, ja 8 kandidatë për ta zëvendësuar

Share Button

FIFA-kandidatet-2015

AlbanianSport.com 02.06.2015 19:40

ASNN – Përtej pasojave që pritet të vijojnë pas dorëheqjes së papritur të Sep Blaterit, FIFA po përvijon, për herë të parë në 34 vitet e fundit, të ardhmen e saj pa zviceranin. Ndonëse ende nuk ka nisur procesi i përzgjedhjes dhe fushata, mediat ndërkombëtare kanë përpiluar një listë të kandidatëve potencialë, që mund të konkurrojnë për postin e drejtuesit të organizmit që qeveris futbollin botëror.

Dorëheqja e papritur, por e mirëpritur nga bota e futbollit, e Sep Blaterit nga posti i presidentit të FIFA-s, përveçse ka tronditur organizmin që qeveris sportin më të bukur në botë, i ka dhë shkas edhe hipotezave përsa i përket atij që do ta zëvendësojë në këtë detyrë. Natyrisht, personi që do ta zëvendësojë 80-vjeçarin zviceran, do të përcaktojë edhe kursin që do të marrë ky organizëm në të ardhmen.

Në krye të listës së kandidatëve është padyshim ai që e çoi Blaterin në raundin e dytë të votimit të 29 majit, princi jordanez Ali Bin Al Husein, i cili ka shprehur gatishmërinë të kandidojë sërish nëse i kërkohet. Por një kandidat jo më pak i fortë se arabi, është francezi Mishel Platini, i cili shihet si zëvendësuesi i natyrshëm i Blater, duke qenë prej vitesh në krye të organizmit më të fortë kontinental, UEFA-s.

Por dy të parët kërcënohen nga një kandidat në hije, por që shihet si mëkëmbës i Blaterit në krye të FIFA-s, Sheiku Ahmad al-Fahad al-Sabah, kuvajtjani që është bërë një lojtar i fuqishëm në prapaskenë, duke qenë vendimtar në zgjedhjen e Tomas Bahut në krye të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Një tjetër mëkëmbës i Blaterit është kamerunasi Isa Hajatu, kreu i futbollit afrikan, që sidoqoftë është po aq i njollosur me akuza korrupsioni.

Në fakt, në rast të një largimi të shpejtë të Blaterit, është afrikani ai që e merr postin e presidentit si i përkoshëm. Kandidatë të tjerë, që janë konsideruar më tepër produkt mediatik sesa rivalë realë, janë presidentit i Federatës Holandeze të Futbollit, Majkëll Van Praag, ish-Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Zherom Shampanjë, ish-futbollisti i mirënjohur portugez, Luis Figo, dhe ish-futbollisti francez, David Zhinola.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh