AlbanianSport.com 01.01.2017 12:00
ASNN – Shefi i ri, rregulla, të reja. Kështu mund të thuhet për administratën e re të organizmit që qeveris futbollin botëror, ku, prej 3 muajsh në drejtim të sektorit të zhvillimeve teknike në FIFA, Marko Van Basten po përpiqet të aplikojë një rregull të ri në ndeshjet e futbollit.
Sipas holandezit të mirënjohur si futbollist, vetëm kapitenët e skuadrave do të kenë mundësinë të flasin me gjyqtarin gjatë ndeshjes. Qëllimi është për të përmirësuar sjelljen në fushë të futbollistëve. Gjatë një interviste për rrjetin britanik, “BBC”, Van Basten ka argumentuar se shumë futbollistë ankohen në fushë gjatë ndeshjeve.
Për këtë arsye mendohet të aplikohet rregulli i ri, që sipas tij, do të sjellë më shumë qetësi në fushë dhe përqendrim në lojë. Në Premier Ligën Angleze, gjyqtarët po përpiqen ta vënë në jetë këtë direktivë, duke ndëshkuar shpesh me karton të kuq sjelljet që kalojnë edhe paksa korrektësinë e futbollistit të parashikuar në rregulloren e futbollit.
Mbetet për t’u parë sesa do të jetë kjo e mundur në nxehtësinë e momentit dhe në nervat e lojës.