AlbanianSport.com 18.08.2015 17:40
ASNN – Koreano-jugori Çang Mong-Xhun, aksioneri më i madh i prodhuesit të automjeteve, “Hyndai”, shpall zyrtarisht kandidaturën për drejtimin e FIFA-s. Biznesmeni nga Koreja e Jugut i hap sfidën favoritit për postin e presidentit, Mishel Platini.
“Mishel ka qenë një sportist i madh në futboll, por jemi ndeshur disa herë me të në golf dhe mund të them që nuk është ndonjë lojtar i mirë”, – tha me shaka Çang, kur u pyet rreth rivalit.
Zgjedhjet për të vendosur pasardhësin e të dorëhequrit Sep Blater në krye të FIFA-s do të zhvillohen më 26 shkurt 2016, gjatë punimeve të Kongresit të Jashtëzakonshëm. Platini cilësohet si kandidati që gëzon mbështetjen më të madhe, nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Jugore. Megjithatë, beteja është e ashpër.