AlbanianSport.com 25.09.2015 08:55
ASNN – FIFA zyrtarizon “Botërorin 2022” në dimër. Turneu i Katarit nis me 22 nëntor dhe mbyllet me 18 dhjetor. Tani është zyrtare: Botërori “Katar 2022” do të zhvillohet mes muajit nëntor dhe dhjetor.
Për herë të parë në historinë e futbollit, veprimtaria më e rëndësishëm nuk do të luhet në verë. Konfirmimi ka ardhur nga FIFA, e cila ka përcaktuar edhe datat e turneut të vitit 2022.
Botërori i Katarit do të nisë më datën 21 nëntor, ndërsa do të përfundojë më 18 dhjetor, datë kur do të luhet edhe finalja e madhe. Shkak për këtë vendim u bënë temperaturat e larta në verë të vendit aziatik që shkojnë deri në 50 grade Celsius.
Me Botërorin 2022 që do të luhet në vjeshtë dhe dimër, pritët të ndryshojë dhe kalendari i kampionateve dhe veprimtarive të tjera të futbollit. Ndërsa Botërori arab do të jetë më i shkurtëri në kohëzgjatje që nga ai i 1978-s.