FIBA përgëzon Kosovën për suksesin në Evropianin e Nën-16-vjeçarëve

Share Button

turgay-demirel

AlbanianSport.com 20.08.2015 21:25

ASNN – Presidenti i FIBA Evropës, Turgaj Demirel, i ka dërguar një letër urimi kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu. Në këtë letër, Demirel ndër të tjera e ka përgëzuar Belegun për paraqitjen e shkëlqyeshme të Kosovës në Kampionatin Evropian të Nën-16-vjeçarëve.

“Dua t’ju uroj juve, përfaqësuesen tuaj dhe Federatën për medaljen e argjendtë të fituar në Divizionin C të Kampionatin Evropian të Nën-16-vjeçarëve, – shkruan kreu i organizmit që qeveris basketbollin kontinental. – Kjo është një arritje e madhe për Kosovën.”

“Arritje që, para së gjithash, me më tepër vlerë duke u bazuar në faktin se kjo është hera e parë që përfaqësuesja juaj ka garuar në garat e FIBA Evropës, – vijon Demirel. – Unë e di se ky është vetëm suksesi i parë prej shumë të tjerëve që pritet të ketë Federata e Basketbollit e Kosovës në vitet në vazhdim.”

“Unë dua të përfitoj nga ky rast dhe të ritheksoj se jam shumë i lumtur që Kosova është bërë pjesë e familjes së FIBA Evropës dhe unë pres me padurim ta vazhdojmë bashkëpunimin me ju dhe Federatën tuaj dhe shpresoj se do të shihemi së shpejti”, – ka shkruar numri 1 i FIBA Evropës.

Duhet theksuar se Përfaqësuesja e Nën-16-vjeçarëve të Kosovës ka marrë pjesë në Divizionin C të Kampionatit Evropian të Nën-16-vjeçarëve, që i ka zhvilluar takimet e tij në San Marino, prej datës 6 deri më 11 korrik të këtij viti. Aty mori pjesë edhe Shqipëria, e cila bëri një paraqitje modeste.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh