AlbanianSport.com 28/11/2014 21:20
ASNN – Ferronikeli është fituesi i edicionit të 6-të të Kupës Mbarëkombëtare, “Pavarsia”, e cila tashmë është shndërruar në një traditë në Vlorë. Skuadra e Superligës së Kosovës, e cila mori pjesë për herë të parë në këtë turne, mposhti 1-0 në finale Shkëndijën e Tetovës falë golit të Përparim Livorekës në minutën e 6-të.
Në gjysmëfinale Ferronikeli pati mundur 3-1 pas 11-metërshave Llamkos Kosovën, ndërsa Shkëndija mori një fitore minimale ndaj Flamurtarit të Vlorës, falë golit të Bashkim Lamës. Lojtari më i mirë i edicionit të 6 të Kupës Pavarësia u shpall portieri i Ferronikelit, Granit Kolshi.
Kështu, skuadra kosovare e Ferronikelit fitoi edicionin e gjashtë të “Kupës së Pavarësisë”. Në turneun e zhvilluar në Vlorë, skuadra nga Ferizaj mundi 1-0 në finale Shkëndijën e Tetovës. Skuadrat e tjera që morën pjesë në këtë veprimtari ishin Flamurtari dhe Llamkos i Kosovës.
Në ndeshjen e parë, skuadra vlonjate u mund me rezultatin 1-0 nga tetovarët e Shkëndijës. Skuadra që luan në kampionatin maqedonas dominoi përballë Flamurtarit, që zbriti në fushë me shumë lojtarë të rinj, për shkak të impenjimit në Kategorinë Superiore në fundjavë.
Sfida e dytë ishte një derbi kosovar, ku Llamkosi u përball me Ferronikelin. Megjithë përpjekjet për të shënuar 45 minutat e takimit u mbyllën pa gola, ndërsa skuadra nga Ferizaj arriti të fitonte 3-1 vetëm pas goditjeve të 11-metërshave. Në finale, skuadra kosovare mundi 1-0 Shkëndijën e Tetovës. Goli i Përparim Livorekës vendosi suksesin e Ferronikelit në edicionin e 6-të të “Kupën së Pavarsisë”.