Fernando Alonso “fshin” 20 vjet nga kujtesa, “zgjohet” më 1995-sën

Share Button

fernando-alonso-ambulanca

Ermal Toti 05.03.2015 21:15

 

ASNN – Fernando Alonso është zgjuar në vitin 1995 pas aksidentit që pësoi gjatë testeve zyrtare në Montmelo, Barcelonë. Dy herë “kampioni i botës” nuk do të marrë pjesë në garën e parë në Melbërn, pas konsultimit me mjekët të cilët e mbajtën për një javë nën vëzhgim në spital.

E përditshmja spanjolle “El-Pais” njofton se gjatë qëndrimit në spitalin e Barcelonës, Alonsos i është kërkuar të thotë se kush është, çfarë bën dhe çfarë dëshiron të jetë në të ardhmen. Piloti i “McLaren”-it është përgjigjur: “Unë jam Fernando, pilotoj një makinë “Kart” dhe në të ardhmen dua të jem pilot në Formula 1”.

Në 1995-sën, Alonso ishte 13 vjeç dhe ndiqte shkollën “Holy Guardian Angel” në Oviedo. Babai i tij, Hozé Luis ishte një pilot amator në kart, botë të cilën i biri e preku që në moshën 3-vjeçare pas makinës që i ndërtoi i ati. 33-vjecari raportohet se nuk mban mend debutimin në vitin 2001 te Minardi.

Po kështu, ai nuk mban mend dy titujt e fituar me “Renault” apo dhe 4 trofetë e fituar nga Reali i Madridit në Ligën e Kampioneve. Një zëdhënës i skuadrës angleze është mjaftuar me fjalët: “Jemi të kënaqur që shërimi i Alonsos është në rrugë të mbarë, por gjithçka rreth gjendjes së tij shëndetësore është çështje e mjekëve që po e ndjekin.”

Nga ana e tyre mjekët kanë frikë se një incident i dytë mund ta vrasë spanjollin. Gjithçka mund të vijë pas sindromës së impaktit të dyfishtë dhe aksidentit të parë me një shpejtësi prej 215.6 km/orë. Ekspertë nga Klinika “Majo” në SHBA, shprehen se një aksident i dytë, pa u shëruar ende pasojat e të parit, do të ishin fatale për trurin e pilotit.

22-vjecari danez, Kevin Magnusen, do ta zëvendësojë në Australi, ndërsa Alonso ka vendosur si datë të kthimit garën e dytë, më 29 mars në Malajzi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh