Gjergj Vyshka 26.01.2015 22:35
Universiteti Epoka-Edro Vlora është luajtur me dy pjesë loje nga 30 minuta me kronometër që nuk është ndërprerë as kur doli ka dalë jashtë, apo në anësore, dhe as kur trajnerët kanë kërkuar pushim. Ka ndodhur kështu, sepse ka qenë tabela elektronike e gati e vendosur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, por atë nuk ka ditur askush ta komandojë.
Edhe pse vlonjatët kanë kërkuar me anë të kapitenit të tyre, Golemi, që të luhet sipas standardeve ndërkombëtare, kjo gjë sërish nuk ka ndodhur. Dhe duke u përsëritur vazhdimisht si fenomen, atëherë Federata Shqiptare e Futbollit duhet të llogarisë që të paguajë jo vetëm gjyqtarët, delegatin, por dhe sekretarin dhe mbajtësin e tabelës elektronike.
Sepse kjo gjë nuk mund të qëndrojë më me idenë se kush paguan ekstra përveç qirasë së sallës do ta ketë ndeshjen me kohë 20 minuta siç luhet në të gjithë botën, kush s’paguan e mbajmë me mend kohën. Një gjë anormale që po ndodh me futbollin e sallës sidomos në kryeqytet…
Kampionatit të 12-të Kombëtar
të Futbollit të Sallës
Java e 4-t
(25 janar 2015)
Flamurtari – KS Ali Demi 3-5
Teuta – Vllaznia 4-12
Universiteti Epoka – Edro Vlora 6-10
Black Sheep – Tirana (nuk u zhvillua)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. KS Ali Demi 4 3 1 0 21-13 10
2. Edro Vlora 4 3 0 1 20-17 9
3. Tirana 3 2 1 0 26-11 7
4. Flamurtari 4 2 1 1 23-12 7
5. Vllaznia 4 1 1 2 22-17 4
6. Teuta 4 1 0 3 17-23 3
7. Black Sheep 3 1 0 2 15-24 3
8. Universiteti Epoka 4 0 0 4 21-40 0