AlbanianSport.com 09.11.2015 14:20
ASNN – Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vënë edhe njëherë theksin te mbipesha e fëmijëve dhe parandalimi i këtij fenomeni. Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj ka shpjeguar se si duhet kontrolluar mbipesha, duke matur vazhdimisht DMI-ja, raportin e masës trupore me atë dhjamore.
DMI-ja, pra, matja e peshës trupore dhe asaj dhjamore ishte tema sensibilizuese për fëmijët dhe mësuesit e edukimit fizik, që Ministria e Arsimit dhe Sportit zhvilloi javën e shkuar në Shkollën e Kuqe 9-vjeçare në kryeqytet. Ndërsa Nikolla ka delaruar më pas se shumë shpejt do të krijohet edhe federata sportive e shkollave.
Mësuesit e fiskulturës kanë demonstruar me dy nxënës se si matet DMI. Ndërkaq, një ditë më pas, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka organizuar një aktivitet sportivo-kulturor me fëmijët e kopshteve të kryeqytetit, nën moton “Rritjen e një brezi të ri të shëndetshëm dhe larg substancave narkotike”.
Për një brez të ri të shëndetshëm dhe larg substancave narkotike, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka organizuar një aktivitet sportiv e kulturor me fëmijët e kopshteve të Tiranës. Hareja dhe gëzimi i fëmijëve ka përcjellë emocione tek të pranishmit. Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” ishte tejmbushur me fëmijë të veshur me kostume shumëngjyrëshe, që interpretuan në kërcim, pikturë, por edhe në tenis e lojëra të tjetra të ndryshme.