AlbanianSport.com 13.01.2017 15:25
ASNN – Kina duket se është shndërruar në “Amerikën” e re të futbollit, teksa milionat e vendit më të populluar të botës duket se po joshin gjithnjë e më shumë lojtarë të njohur nga Evropa. Por, duke luajtur futboll në Kinë lojtarët pasurohen, por për të luajtur futboll në këtë vend lojtarët duhet të sakrifikojnë.
Një përkufizim të tillë e jep sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Erton Fejzullahu, që është pjesë e futbollit kinez prej verës së vitit 2014. Fejzullahu ka shënuar 15 gola në 47 ndeshje në futbollin kinez, ndërsa të enjten nga Daliani ka folur për numrin e madh të lojtarëve cilësorë që po i bashkohen futbollit të Kinës.
Në fakt, ka vite që në ligat e Kinës paraqiten numër i madh i futbollistëve nga shtete të tjera, ndër të tjera, edhe nga Evropa. Klubet kineze janë duke investuar shumë për të joshur futbollistë të nivelit pothuajse më të lartë të mundur. Por shkuarja atje nënkupton që një pjesë e trajnerëve të ekipeve përfaqësuese, “t’ua heqin vizën” këtyre lojtarëve.