Nga Gjergj Vyshka 11.12.2015 17:40
Studenti është sjellë si kampione dje në fushë, ndërsa Farka Volej, edhe pse e ka humbur dyluftimin me skuadrën e Ylli Tomorrit, ka dhuruar spektakël. Jo vetëm në parket, por dhe në shkallët e tribunave të sallës Nr.2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, të cilat kishin kohë pa u mbushur plot. E thënë ndryshe, dje ndeshjen e prapambetur mes Farka Volejit dhe Studentit e kanë ndjekur rreth 200-300 veta, ndërsa ka pasur nga ata që kanë thënë: Mëkat që nuk u luajt në sallën kryesore.
Madje nuk kanë munguar në këtë ndeshje edhe krerët më të lartë të Federatës Shqiptare të Volejbollit, presidenti Erlind Pëllumbi dhe sekretari i përgjithshëm Albens Vokopola, si dhe anëtari i kryesisë Dashamir Brari. Pa numëruar këtu specialistët e shumtë të rrjetës, ndërsa Farka Voleji nuk mund t’i shpëtonte syrit vëzhgues të drejtuesve të Tiranës, teksa të shtunën të dy këto skuadra do të jenë përballë njëra-tjetrës në sallën sportive “Farie Hoti” në ora 16:00.
Me një krah trajneri Ilo Koja e në anën tjetër ndihmëstrajneri Arben Sako dhe lojtarët e bardhebluve Ferhati, Andi Lundra e Kasemi. Pra vlerësim maksimal për Farka Volejin, kundërshtar që asnjëherë nuk është i lehtë për t’u kapërdirë. E të njëjtin vlerësim ka bërë dhe Studenti, atje ku analiza e pas ndeshjes me Elbasanin, por dhe kthimi i trajnerit Ylli Tomorri në bankinë e kanë vendosur këtë ekip me këmbë në tokë për të bërë atë që të gjithë presin prej saj. Fitoren pa e vënë në diskutim suksesin. Por…
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
E prapambetur
(10 dhjetor 2015)
Farka Volej – Studenti 1-3
Renditja
Nr. Skuadra N F H Setet Pikë
- Tirana 5 4 1 13-5 12
- Farka Volej 5 3 2 12-6 10
- Vllaznia 6 4 2 12-10 10
- Studenti 5 3 2 11-8 9
- Teuta 5 3 2 11-9 9
- Skënderbeu 5 1 4 4-12 3
- Elbasani 5 0 5 2-15 0