Evropiani i Taekuondosë (W) / Shqiptarët të pafat, eliminohen të gjithë

Share Button

Taekuando-Ada-Demneri-desperado-2015

Gjergj Vyshka 22.05.2016 07:10

Kampionati Evropian i Taekuondosë për Të Rritur dhe Të Rritura, që po zhvillohet në Montro të Zvicrës ka rezultuar i pafat për shqiptarët, sepse janë humbur ndeshjet e për rrjedhojë dhe kualifikimi në momentet më të mira për ta. Delegacioni shqiptar, i përbërë nga Elvis Vulka dhe Julian Caca tek meshkujt ka qenë i përbërë nga tre sportistë Ledian Ceka në peshën 68 kg, Elvis Gjana në peshën 58 kg dhe Visar Pitushi në peshën deri në 63 kg.

Për femra ka konkurruar Ada Demneri në peshën deri në 53 kg, e cila ka qenë e shoqëruar nga trajneri i saj Leo Kapri. Pikërisht Demneri është mundur 5-7 nga turkja Sevik Sezen në një ndeshje normale në të tre raundet. Por e njëjta gjë ka ndodhur dhe Ledian Cekën, që është mundur 4-6 nga Ruis Boris e Andorrës. Kurse Elvis Gjanën në përballjen me bjellorusin Jahor Nikitsenka e ka dënuar sistemi teksa gjithçka ka qenë e barabartë.

I vetmi që nuk ka bërë ndeshje të mirë ka qenë Visar Pitushi, që është mundur 1-14 nga italiani Simone Kreshenzi. “Në përgjithësi, – thotë Vulka, – kanë qenë rezultate të ngushta dhe kryesime të vazhdueshme të ndeshjes, por fundi ka qenë i pakëndshëm. Megjithatë duke llogaritur rivalitetin e potencialin e kundërshtarëve, të cilët janë elitarë në Evropë dhe botë, më duhet të them se ka qenë përfaqësim dinjitoz, pavarësisht se rezultatet s’janë ato që deshëm”.

Përfundimisht të gjithë janë eliminuar në Evropianin e Montrosë, por këtë herë duket se edhe fati s’ka qenë me tanët.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh