Evropianët e Nën-19-vjeçarëve bien viktimë e “Covid-19”, anulohen dy

Share Button

AlbanianSport.com 23/02/2021 18:05

ASNN – UEFA anulon turnetë si femra, ashtu edhe për meshkuj, që duhet të zhvilloheshin në korrik. Epidemia e virusit korona vazhdon ta pështjellojë kalendarin e veprimtarive sportive dhe të pezullojë veprimtari të ndryshme anembanë Evropës. Dhe viktima më e fundit është bërë Kampionati Evropian i grupmoshës së Nën-19-vjeçarëve, si për meshkuj dhe femra. Lajmi, që është përcjellë edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), vjen pas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për shkak të vështirësisë së madhe në udhëtimin e skuadrave.

Mësohet se këtë vendim të organizmit që qeveris futbollin kontinental e kanë pranuar edhe Federatat anëtare të saj. “Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot të anulojë Kampionatin Evropian të 2021-shit për grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, për shkak të epidemisë së “Covid-19” dhe efekteve të saj në organizimin e garave”, – thuhet në njoftimin, që më tej vijon: “Në procesin e kësaj vendimmarrjeje, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vë në dukje se, me kufizimet aktualeve të qeverive, udhëtimet e skuadrave dhe organizimi i këtyre mini-turneve do të ishin shumë të vështira.”

“Federatat anëtare të UEFA-s u konsultuan dhe më pas e mbështetën vendimin, – sqaron njoftimi në fjalë. – Edhe pse është për të ardhur keq që asnjë turne për të rinj nuk mund të zhvillohet në sezonin aktual, shëndeti dhe siguria e futbollistëve të rinj duhet të kenë përparësi në rrethanat aktuale.” Evropiani i meshkujve përfshinte përfaqësueset e mëse 50 vendeve evropiane që zhvillonin grupet eliminatore me sistem grumbullimi në mars, duke vijuar me fazën finale prej 8 ekipesh, që duhet të niste më 30 qershor 2021 në Rumani.

Kurse Eliminatoret e Evropianit të Femrave ishin planifikuar të zhvilloheshin në prill, ndërsa faza finale do të mbahej në korrik në Bjellorusi. Edhe Evropiani i 2020-ës për këtë grupmoshë, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, që duhet të zhvilloheshin përkatësisht në Irlandën e Veriut dhe Gjeorgji, u anuluan.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh