Gjergj Vyshka 11.09.2015 11:40
Italia, së bashku me kryesuesen e grupit B, Serbinë, janë kualifikuar për në turin e e 16-shes së Evropianit. Mirëpo dje në ndeshjen mes tyre, teksa Teodosiç është dukur sikur vinte nga një planet tjetër, italianët nuk kanë mundur ta përballojnë Serbinë, e cila ka fituar 101-82.
Italia e ka nisur për Belinelin i lodhur, ndërsa kështu nuk ka fuqinë të marrë frenat e lojës në dorë. Teodosiç është i jashtëzakonshëm, ndërsa pjesa e parë ka përfunduar 19-25 për Serbinë. Italia kërkon të reagojë në fillimin e pjesës së dytë, por Serbia manovron mirë dhe me efikasitet.
Dhe të kaltrit kanë shkuar në dhomat e zhveshjes në pushim me disavantazhin 40-48. Në të tretën Italia nuk kërkon të dorëzohet, por Serbia duket sikur vjen nga një tjetër planet dhe e mbyll 59-74. Serbia shpërthen në trepikësha, kurse për Italinë mbetet të ruhet nderi dhe në fund një humbje demoralizuese, 101-82.
Tashmë mbetet që Italia të mbledh forcat për të qenë një skuadër cilësore në raundin e dytë, atje ku do të përballet me Izraelin.