AlbanianSport.com 20.09.2015 20:25
ASNN – Franca e ka “shkatërruar” Serbinë, në duelin për vendin e tretë dhe të katërt, që u zhvillua sot dhe që ishte takimi i parafundit në Kampionatin Evropian të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si “Eurobasket 2015”.
Francezët triumfuan 81-68, duke e fituar medaljen e bronztë në këtë Kampionat Evropian të koshit të meshkujve. Çereku i parë i lojës ka qenë i barazpeshuar, si në lojë, ashtu edhe në shifra, duke u mbyll 16-16.
Ndërsa në atë të dytin, fituan francezët, 21-16, duke shkuar në pushim të ndeshjes me epërsinë 5-pikëshe, 37-33. Dhjetëminutëshi i tretë i lojës ishte vendimtar në fitoren e francezëve, të cilët e mbyllën atë me 9 pikë epërsi, 21-12.
Kjo bëri që loja e mirë në pjesën e katërt, të cilën e fitun 24-23, ishte e pamjaftueshme për serbët, të cilët e mbyllin kështu “Eurobasketin 2015”, ku kishin ardhur si favoritë për trofe, vetëm në vendin e katërt.