AlbanianSport.com 16.09.2015 13:50
ASNN – Kampionati Evropian i Basketbollit për Meshkuj, i njohur si “Eurobasket 2015”, ka luajtur të martën në mbrëmje ndeshjet e para të çerefinaleve dhe përfaqësuesja vendase dhe Spanja janë kualifikuar për në gjysmëfinale të kësaj veprimtarie, që fazën finale po e zhvillon në Francë.
Përfaqësuesja vendase mposhti me lehtësi Letoninë, ndërsa Spanja siguroi gjysmëfinalen duke eliminuar Greqinë me rezultat të ngushtë. Francezët fituan me rezultatin 84-70, por kjo fitore nuk ka qenë aq lehtë, pasi balltikët luftuan fort, të paktën në 3 pjesën e para të lojës, duke ia bërë të vështirë jetën përfaqësueses vendase, e cila ka triumfuar falë përvojës vetëm në 10-minutëshin e katërt.
Ndërsa spanjollët triumfuan vetëm me dy pikë epërsi, 73-71, ndaj grekëve, në një ndeshje të luftuar pikë për pikë, nga fillimi, deri në fund, me përmbysje të shpeshta të epërsisë nga ana e të dyja skuadrave. Dy gjysmëfinalistët tjerë do të mësohen sonte. Serbia përballet me Republikën Çeke në gjysmëfinalen e parë, që nisi në ora 18:30.
Ndërsa Italia dhe Lituania takohen në sfidën tjetër, që nis në ora 21:00. Sikundër përgjatë gjithë zhvillimit të këtij kampionati, edhe çerefinalet e këtyre dy ditëve, por edhe gjysmëfinalet e 17 dhe 18 shtator dhe finalja e madhe e 20 shtatorit do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.