AlbanianSport.com 31.05.2016 23:45
ASNN – Trajneri i përfaqësueses së futbollit të Zvicrës, Vladimir Petkoviç, ka zyrtarizuar sot listën me 23 lojtarët që do të marrë me vete në fazën finale të Evropianit “Francë 2016”.
Serbi i stolit të helvetëve vendosi të ketë në skuadër të 6 futbollistët me origjinë shqiptare, që kishte grumbulluar gjatë fazës përgatitore.
Kështu, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe i riu Shani Tarashaj do të jenë pjesë e kombëtares së Zvicrës në “Euro 2016”.
Ndërkohë, trajneri Petkoviç la jashtë skuadrës lojtarë si Senderos, Xufi dhe Vidmer, një zgjedhje kjo që është shoqëruar me polemika në mediat vendase.
Zvicra është rivalja e parë e kombëtares së Shqipërisë në grupin A. Dy skuadrat do të përballen në ndeshjen e 11 qershorit 2016 në stadiumin e Lensit.