Euro 2016 / “Tirana Fan Zonë”, një pasdite evropiane me dy tablo kuqezi

Share Button

Tirana-Fan-Zone-Tifozet-gezimi-zhgenjimi-montazh

AlbanianSport.com 11.06.2016 18:05

ASNN – Në një atmosferë elektrizuese është pritur ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Zvicër. Në sheshin “Nënë Tereza” në një ekran gjigant të gjithë tifozët e pranishëm kanë shijuar emocionet e kësaj ndeshje. Në Lens dhe në Tiranë përcillen emocionet e para teksa këndohet himni kombëtar.

Sheshi “Nënë Tereza” vishet kuqezi. dhjetëra tifozë kanë mbushur sheshin për të parë debutimin e kuqezinjve në Euro 2016. Tifozë të veshur kuqezi, me simbolet e kombëtares, flamuj kuqezi që valëviten kudo. Të gjithë brohorasin për suksesin e arritur nga futbollistët tanë, arritjen në finalet e një aktiviteti të tillë ndërkombëtar.

Në stadiumin e Lensit, dalin futbollistët e të dyja skuadrave, Shqipërisë e Zvicrës. Në Lens dhe në Tiranë këndohet himni i Shqipërisë. Drithërima dhe emocione. Ndërsa të gjithë prisnin vërshëllimën e arbitrit spanjoll Karbajo, për fillimin e ndeshjes Shqipëri-Zvicër, tifozët në sheshin “Nënë tereza” ishin optimistë për rezultatin pozitiv.

Por, 105 minuta më pas… Tepër të zhgënjyer për humbjen e Shqipërisë ndaj Zvicrës, me rezultatin mininal 1-0, kanë qenë tifozët shqiptarë, të cilët e kanë ndjekur këtë sfidë në sheshin “Nënë Tereza”. Keqardhje për ato raste të humbura nga lojtarët tanë. Por besimi në kualifikimin e Kombëtares ekziston ende te të gjithë.

Zhgënjimi për humbjen në ndeshjen e parë në Euro 2016 të Shqipërisë duket në fytyrat e të gjithë tifozëve shqiptarë në “Tirana Fan Zonën” e vendosur në kryeqytet. Keqardhje për rastet e shumta për shënim të humbura nga futbollistët shqiptarë. Por të gjithë kanë besim në shpirtin e garës, egon dhe grintën e futbollistëve kuqezi për të arritur kualifikimin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh