AlbanianSport.com 22.06.2016 23:55
ASNN – Skuadrat e fundit të kualifikuara për në Euro 2016, janë Italia, Belgjika dhe Irlanda, të cilat i përkisnin grupit E. Edhe pse është mundur nga Irlanda në ndeshjen e fundit, Italia e kishte siguruar më parë kualifikimin. Ndërsa në ndeshjen tjetër, Belgjika ka mundur 1-0 Suedinë.
Në grupin E kualifikohen Italia, Belgjika dhe Irlanda. Trajneri i përfaqësueses italiane, i cili ndaj Irlandës ka vendosur të aktivizojë 8 lojtarë jo të formacioni titullar mendon jo më shumë për rezultatin se sa për të parë gjendjen e futbollistëve, për ndeshjet në vazhdim.
Dhe në fushë është shfaqur një Itali e shëmtuar dhe një Irlandë që luan me zemër. Dhe arrin të shënojë me anë të Bredit, në minutën e 85-të. Një fitore që i jep 3 pikët dhe kualifikimin skuadrës britanike për në turin e 16-es së “Euro 2016”. Në ndeshjen tjetër, skuadrës së Zllatan Ibrahimoviçit i duhej fitorja për të siguruar kualifikimin.
Por përballë, skuadra nordike kishte një Belgjikë super të organizuar. Megjithë rastet e e krijuara, suedezët nuk arrijnë të fitojnë ndaj belgëve dhe i japin fund qëndrimit në Francë. Ndërsa Belgjika, e cila shënoi me anë të Naingolanit, vazhdon rrugëtimin në fazën finale të “Euro 2016”-ës.