AlbanianSport.com 18.10.2015 15:15
ASNN – Ukrainë-Slloveni, Suedi-Danimarka, Bosnjë-Hercegovinë-Irlandë dhe Norvegji dhe Hungari janë 4 çiftet e “play-off”-eve të Evropianit “Francë 2016”. Kështu, është përcaktuar edhe rrugën e 8 skuadrave që do të kërkojnë 4 biletat e mbetura për fazën finale të veprimtarisë kontinentale të vitit të ardhshëm.
Është hedhur të dielën shorti i “play-off”-eve, aktit të fundit të fazës eliminatore të Evropianit të Futbollit, “Francë 2016”, duke përcaktuar edhe rrugën e 8 skuadrave që do të kërkojnë 4 biletat e mbetura për fazën finale të veprimtarisë kontinentale të vitit të ardhshëm.
Shorti i hedhur të dielën paradreke në mjediset e UEFA-s në Nion të Zvicrës, ka përcaktuar 4 çiftet e skuadrave që u renditën të tretat në fazën e grupeve të Eliminatoreve. Në çiftin e parë, Ukraina do të përballet me Slloveninë, në një duel në distancë rivalësh të Evropës Juglindore.
Takimi i parë luhet në Ukrainë, ndërsa ai i kthimit në Slloveni. Në çiftin e dytë, Suedia përballet me Danimarkën në një derbi nordik, ku favorite mbetet skuadra e Zllatan Ibrahimoviçit. Danimarka ishte skuadra që u rendit e treta në grupin I të Eliminatoreve, ku Portugalia dhe Shqipëria u kualifikuan automatikisht.
Në çiftin e tretë, Bosnjë-Hercegovina do të presë në takimin e parë Irlandën, për të vijuar të ndeshet në Dablin me vendasit në takimin e kthimit. Ndërsa në çiftin e fundit do të përballen me njëra-tjetrën Norvegjia dhe Hungaria. Ndeshjet e para të “play-off”-it luhen më 12, 13 dhe 14 nëntor, ndërsa ato të kthimit më 15, 16 dhe 17 nëntor 2015.