AlbanianSport.com 16.06.2016 16:55
ASNN – Një ndeshje qe vlen kualifikimin. Gjermania dhe Polonia do te luajnë sot në orën 21:00, përballë njëra-tjetrës, duke synuar kalimin për në turin e 16-shes. Në “Stadë dë Francë”, në orën 21:00, zbresin në fushe dy skuadrat e mëdha të grupit C, Gjermania dhe Polonia. Kampionet në fuqi të botës, gjermanët, vijnë në këtë sfidë pas fitores 2-0 në ndeshjen e pare ndaj Ukrainës.
Pavarsisht një paraqitjeje jo të kënaqshme, skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv, arriti te tregoje se është e aftë te fitojë ndeshjen edhe kur nuk është në ditën e saj me te mirë. Përsa i përket formacionit, është në pikëpyetje rikuperimi i Humelsit, ndërsa në sulm do të luaje, mbase që nga minuta e parë, Mario Gomezi. Ndërsa përsa i përket pjesës tjetër te skuadrës, Lëvi ka theksuar se nuk do të ketë ndryshime.
“Do te luajmë pothuajse me të njëjtin formacion, vetëm me një ndryshim në sulm, ku, nga minuta e parë, mund te aktivizohet Mario Gomezi, – ka thënë trajneri i Gjermanisë. – Persa i përket Humelsit, ai është stërvitur dy here me skuadrën. Do te shohim gjendjen e tij dhe do vlerësojmë gjithçka.” Nga ana tjetër, Polonia fitoi minimalisht, por me meritë ne ndeshjen e pare ndaj Irlandës së Veriut.
Trajneri Adam Navallka nuk do te ketë në dispozicion portierin Shçeznji, ndërsa ka rikuperuar Grosiçkin. “Shçeznji nuk do te luajë sot ndaj Gjermanisë dhe është e vështirë te caktojmë kohen e rikuperimit, por shpresoj te jete i gatshëm ndaj Ukrainës, – ka pohuar ai. – Ndaj Gjermanisë, do te bëjmë lojën tonë dhe shpresoj që të arrijmë rezultat pozitiv.” Sfida e mbrëmjes do te gjykohet nga holandezi Bjorn Kuipers.