AlbanianSport.com 22.06.2016 12:35
ASNN – Edhe pse deri tani tifozët shqiptare kanë marrë lavdërime për sjelljen dhe koreografitë e tyre të mrekullueshme, në rrugë dhe në stadiumet e Francës, syrit të vëzhguesve të UEFA-s, nuk iu ka shpëtuar fakti i hedhjes së fishekzjarreve në fushë në ndeshjen ndaj Zvicrës.
Për këtë organizmi që qeveris futbollin evropian e ka ndëshkuar Federatën Shqiptare të Futbollit me gjobën prej 20 mijë eurosh. Kështu, organizmit që qeveris futbollin shqiptar, i është komunikuar nga UEFA se është ndëshkuar me gjobë në lidhje me procedimin e hapur për ndeshjen me Rumaninë, për shkak të hedhjes së një fishekzjarri nga sektori i tifozëve shqiptarë në fushën e lojës.
Sipas komunikatës, kuqezinjtë janë dënuar me 20 mijë euro gjobë. Është ky ndëshkimi i parë nga UEFA në një Evropian për Shqipërinë. UEFA po heton edhe takimin me Zvicrën, ku u vendos në tribunë një parullë ku fajësonte Greqinë për vrasje të çamëve dhe ndezje të fishekzjarrëve.