AlbanianSport.com 15.12.2015 17:40
ASNN – Edhe tifozët kosovarë mund të blejnë bileta “on-line” për ndeshjet e Shqipërisë në finalet e Evropianit “Francë 2016”. Ky është lajmi i fundit që vjen nga organizmi që qeveris futbollin evropian, UEFA, pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Shqipërisë. Ndërsa kërkesat për bileta nga shqiptarët janë të mëdha dhe raporti i deritanishëm është 30 me 1.
Sapo ka filluar shitja e biletave “on-line” për finalet e Evropianit “Francë 2016”, vjen edhe një lajm i mirë për tifozët e Kosovës. Kushti i mëparshëm se biletat për pjesën që i takon tifozëve të Shqipërisë mund t’i blejnë vetëm ata të cilët kanë shtetësi apo vendbanim të këtij shteti, është ndryshuar duke ia shtuar këtë të drejtë edhe atyre që kanë shtetësi apo vendbanim në Kosovë.
Pra përfitojnë një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë në vendet e Evropës perëndimore, si Gjermania, Zvicra dhe Belgjika, që janë nga Kosova dhe kanë shtetësi të Kosovës. Rol të rëndësishëm për këtë ka pasur Federata Shqiptare e Futbollit, pasi ata kanë të drejtë të vënë kushte. Vlerësohet se interesi për ndeshjet e Shqipërisë të jetë më i madh sesa për skuadrat tjera.
Dhe kjo vetëm për shkak se ajo merr pjesë për herë të parë, por dhe për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që jetojnë në afërsi të stadiumeve ku Shqipëria do të zhvillojë ndeshjet në Francë. Deri tani raporti I kërkesa për bileta nga shqiptarët është 30 me 1, që do të thotë se për një vend në stadium për tifozët shqiptarë të ketë 30 kërkesa për biletë.