Euro 2016 / Anglezët, për të shmangur surprizën përballë vikingëve

Share Button

Angli-Islande-tabela

AlbanianSport.com 27.06.2016 08:50

ASNN – Në “Stadë dë Nisë” do të luajnë sot në orën 21:00, Anglia dhe Islanda. Dy skuadrat vijnë në këtë sfidë pas vendeve të dyta në grupet përkatëse. Kjo sfidë mbyll tablonë e turin e 16-shes së Kampionatit Evropian. Anglia, e cila në fillim shkëlqeu në atë paraqitje ndaj Rusisë, por që më pas zhgënjeu në dy takimet e tjera, do të përballet sot në orën 21:00 me debutuesit e Islandës, që i surprizuan të gjithë në Kampionatin Evropian.

Vendi i dytë në grup i vendosi “3 Luanët” në zonën e tabelës, ku ndodhën skuadrat me të forta të kësaj veprimtarisë, çka solli dhe kritikat ndaj Roi Hoxhsonit. Në formacionin e anglezëve rikthehet Stërling dhe Smolling, ndërsa në sulm pika e referimit do të jetë Xhejmi Verdi. “Duhet të pranojmë rolin e favoritit në ndeshjen e sotme, – ka thënë trajneri i Anglisë. – Por e dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne. Rezultati i ndeshjes do të jetë i rëndësishëm për mua, lojtarët dhe gjithë vendin.”

“Duam të vazhdojmë garën në këtë turne, – ka vijuar ai. – Ndihemi gati por këtë gjë duhet ta tregojmë në fushën e lojës.” Në fakt, Islanda është përralla e këtij Evropiani të futbollit. Pasi i surprizoi të gjithë në grupin F duke mos koleksionuar asnjë humbje, sot në Nisë djemtë e drejtuar nga Lars Lagerbak, do të kenë një sfidë të vështirë ndaj anglezëve. Dhe trajneri suedez i ishullorëve nuk dëshiron të përfundojë këtu rrugëtimi skuadrës së tij.

“Mund të arrijmë fazën tjetër, – ka thënë Lagerbaku. – Për këtë gjë duhet të qarkullojmë topin me shumë se anglezët dhe të shënojmë një gol më shumë se ata. Pjesa më e bukur vjen tani. Nëse arrijmë te fitojmë ndaj anglezëve do të ishte mjaft e rëndësishme për futbollin islandez.” Sfida e sotme do të luhet në orën 21:00 në “Stadë dë Nisë” dhe do të gjykohet nga gjyqtari sllovak, Damir Skomina.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh